Kriza me koronavirusin, Osmani në krye të detyrës edhe si mjek - Gazeta Express
string(61) "kriza-me-koronavirusin-osmani-ne-krye-te-detyres-edhe-si-mjek"

Kriza me koronavirusin, Osmani në krye të detyrës edhe si mjek

Gazeta Express

05/04/2020 23:04

Maqedonia e Veriut po përballet me fazën e dytë të koronavirusit, atë të rritjes së numrit të të infektuarve, ku vetëm sot kishim 72 raste të reja, dhe gjithsej deri më tani ka 555 persona të prekur nga ky virus, shkruan Gazeta Express.

Bujar Osmani, zëvendësministër për integrime, sot ka vendosur për ta ofruar ndihmën në profesionin e tij si mjek, në Klinikën e Shkupit. Osmani është shprehur se është i gatshëm për të punuar aty ku do të ketë nevojë.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë i Osmanit në “Facebook”:

“Sot u paraqita si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut ku do që Ministria do të vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjeksor në cilin do skaj të vendit.
Tani është koha kur veshen uniformat”, shkruan Osmani.