Kriza mbyll teatrot në Hungari, qendrat kulturore s'i mbijetojnë rritjes së çmimeve - Gazeta Express
string(81) "kriza-mbyll-teatrot-ne-hungari-qendrat-kulturore-si-mbijetojne-rritjes-se-cmimeve"

Kriza mbyll teatrot në Hungari, qendrat kulturore s’i mbijetojnë rritjes së çmimeve

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 15:52

Pasi çmimet u rritën në stratosferë, disa teatro në qendrat kulturore të Budapestit vendosën të mbyllin dyert për shkak të dimrit. Mes tyre është edhe teatri 111-vjeçar Erkel, ndër më prestigjiozët e Operës Shtetërore Hungareze.

Në përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë, qeveria hungareze urdhëroi tkurrjen me 25% të përdorimit të elektricitetit dhe gazit në godinat publike, përfshirë ato kulturore dhe urdhëroi që të ngroheshin me 18 gradë Celsius maksimumi.

Lexo Edhe:

“Faturat janë bërë tetëfish më të shtrenjta, ndonjëherë dhjetëfish, këtu jemi për momentin. Ne nuk jemi të sigurt për këto shifra, por e dimë mirë se impakti i tyre është i madh. Duhet bërë diçka sepse tek e fundit, pagat e njerëzve dhe mirëmbajtja e godinave tona janë më të rëndësishme. Por nëse kemi parasysh këto, atëherë do të na duhet të ulim ngrohtësinë tek godinat e tjera”- tha Szilveszter Okovacs, drejtor i Operës Shtetërore Hungareze

Institucionet kulturore në Hungari po përpiqen të mbeten të frekuentuara, përballë inflacionit në rritje, dobësimit të valutës dhe rritjes së taksave.

Në korrik, qeveria hungareze shpalli “emergjencën energjetike” për t’iu përgjigjur rritjes së çmimeve dhe ndërprerjes së furnizimeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, ajo i bëri shkurtime një programi subvencionesh i cili që prej 2014-s i kishte mbajtur faturat në nivelet më të ulëta të 27 vendeve anëtare të bllokut./Gazeta Tema