Luhatja e madhe e çmimeve që po vjen si pasojë e krizës globale ka ndikuar në rritjen e çmimeve të lëndës së parë edhe për brendin e veshëmbathjeve sportive, S//SPRINT.
Kriza globale që ka shkaktuar luhatje të madhe të çmimeve në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të lëndës së parë.
Rritja e ndjeshme e çmimeve kishte filluar pas shpërthimit të pandemisë në vitin 2020, ndërsa tani është ngritur akoma më shumë për shkak të krizës globale.
Rrjedhimisht, rritja e çmimeve të lëndës së parë ka prekur edhe kompaninë e veshjeve sportive, S//SPRINT.
Gjithsesi pavarësisht këtij fakti, çmimet e brendit të njohur të veshëmbathjeve sportive mbeten të kapshme për konsumatorët e S//SPRINT, i cili shquhet për produkte cilësore dhe me standarde evropiane, që janë të selektuara nga dizajnerët e kësaj kompanie.
Përpos S//SPRINT, çmimet e lëndës së parë dhe disponueshmëria më e ulët këtë vit, janë një prej vështirësive kryesore me të cilat po ballafaqohen edhe bizneset tjera të kësaj industrie në Kosovë.
Në anën tjetër, sipas studimeve nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, çmimet aktuale të lëndës së parë dhe vështirësia për t’i siguruar ato, mund të mos jenë thjesht një fenomen i përkohshëm – gjë që e bën këtë si një prej sfidave më të mëdha për bizneset kudo në botë.