Kriza e koronavirusit prek edhe BE-në, rrezikon të dështojë si projekt - Gazeta Express
string(69) "kriza-e-koronavirusit-prek-edhe-be-ne-rrezikon-te-deshtoje-si-projekt"

Kriza e koronavirusit prek edhe BE-në, rrezikon të dështojë si projekt

Gazeta Express

09/04/2020 9:39

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se Bashkimi Europian rrezikon të dështojë si projekt në krizën e pandemisë Covid-19.

 Sipas tij, BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Lexo Edhe:

Conte në një intervistë për BBC thotë se BE duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan “provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Tutje, ai tregon se si Italia dhe disa vende të tjera të BE-së po përpiqen të bindin më shumë anëtarë të bllokut të pajtohen për “obligimet e Coronavirusit” duke ndarë mjete të gjitha vendet anëtare për të ndihmuar.

Në mënyrë të veçantë Holanda ka kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave të eurozonës.