Kriza e çipave, iPhone 13 thuhet se do të jetë më i shtrenjtë - Gazeta Express
string(60) "kriza-e-cipave-iphone-13-thuhet-se-do-te-jete-me-i-shtrenjte"

AutoTech

Gazeta Express

31/08/2021 15:34

Kriza e çipave, iPhone 13 thuhet se do të jetë më i shtrenjtë

AutoTech

Gazeta Express

31/08/2021 15:34

Apple duhet të paguajë më shumë për komponentët dhe kjo do të ndikojë në rritjen e çmimit për iPhone 13 tek klientët.

Apple me siguri do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone në shtator.

Lexo Edhe:

Nëse dëshironi të merrni një nga celularët e rinj, me siguri do të duhet të gërmoni më thellë në xhepin tuaj se zakonisht.

Siç tregon një raport i Digitimes, mungesa e çipave në të gjithë botën do të thotë që iPhone-ët po bëhen gjithashtu më të shtrenjtë.

Pjesa kryesore – çipi A15 – duhet t’i kushtojë Apple 20 për qind më shumë në blerje. Është prodhuar nga kompania e Tajvanit TSMC. Për të kompensuar kostot e rritura në prodhim, Apple tani po konsideron rritjen e çmimeve të shitjes së telefonave.

Sipas raportit të Digitimes, plus në çmimin e përgjithshëm mund të jetë rreth 5 deri në 10 për qind. Prandaj, një çmim prej 949 euro ose më shumë për modelin bazë është i imagjinueshëm.

iPhone 12 i zakonshëm aktualisht kushton 899 euro direkt nga Apple dhe është 100 euro më i shtrenjtë se iPhone 11 kur u lançua. Për iPhone 12 Pro aktualisht paguani të paktën 1,149 euro, për Pro Max 1,249 euro. iPhone më i shtrenjtë aktualisht është Pro Max me 512 GB flash memorie për 1,599 euro.

Jo vetëm telefonat inteligjentë po bëhen më të shtrenjtë për shkak të krizës së çipave.

Rritjet e çmimeve ndikojnë edhe në kategoritë e tjera të pajisjeve, të tilla si lavatriçe, frigoriferë, por edhe vetura.

Aktualisht është e paqartë se sa gjatë do të zgjasë mungesa e çipave por disa prodhues kanë frikë se mund të ketë pengesa në shpërndarje deri në vitin 2023.

Arsyet e mungesës janë kërkesa e lartë në të gjitha industritë dhe, së fundmi, rrugët e prodhimit dhe shpërndarjes që u prekën nga kriza e coronavirusit.