Kritikohen ashpër futbollistët e Premierligës: Frikësohem për disa klube - Gazeta Express
string(70) "kritikohen-ashper-futbollistet-e-premierliges-frikesohem-per-disa-klub"

Gazeta Express

11/04/2020 23:34

Kritikohen ashpër futbollistët e Premierligës: Frikësohem për disa klube

Gazeta Express

11/04/2020 23:34

Ish-drejtori ekzekutiv i Tottenhamit, Alan Sugar, i ka kritikuar ashpër lojtarët e Premierligës të cilët s’kanë pranuar t’i ulin pagat e tyre gjatë krizës së koronavirusit, përderisa ka thënë se frikësohet që disa klube s’do të mundë të mbijetojnë.

Përderisa pandemia koronavirus po vazhdon ta paralizojë futbollin, pagat e larta të futbollistëve kanë qenë në qendër të vëmendjes, që kur është vendosur të pezullohen përkohësisht ligat në Britani të Madhe dhe pothuajse kudo në botë, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i Shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock, ka qenë njëri ndër politikanët e shumtë që ka kërkuar nga futbollistët të pranojnë t’u ulen pagat, mirëpo Shoqata e Futbollistëve Profesionistë beson se anëtarët e vet janë duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme.

Në deklaratën e lëshuar së fundi, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, që përfaqëson futbollistët në Angli dhe Uells, tha se nuk mendon që ulja e pagave të lojtarëve për 30 për qind është zgjidhja më e mirë.

Këtë pretendim Shoqata e argumentoi duke thënë se qeveria britanike do t’i humbë mbi 200 milionë funte nga taksat e pagave të lojtarëve nëse pagat e tyre ulen për 30 për qind, duke sugjeruar se do ta gjejnë një mënyrë që të ndihmohen shërbimet publike e jo të ulen pagat pasi që në këtë mënyrë ndihmohen vetëm pronaret e klubeve dhe dëmtohen ata që kanë nevojë.

“Ka shumë probleme përpara për Premierligës. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Mendoj se situata është shumë e vështirë”, ka thënë Sugar, në një intervistë të dhënë për Associated Press.

“Disa klube thjesht s’mund ta përballojë këtë. E di që tingëllon qesharake, por ata e shpeznojnë çdo cent që munden për transferimet dhe pagat e lojtarëve dhe ata varet nga përfitimet për t’i paguar faturat dhe nëse përfitimet ndalen, atëherë nga kanë t’i marrin ata paratë?”

“Ju duhet t’u kërkoni lojtarëve t’i mbështesin klubet e tyre, ashtu siç ka ndodhur në Real Madrid, ku lojtarët kanë pranuar t’u ulen pagat deri në 20 për qind”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement