Kritikët e Kremlinit e akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia - Gazeta Express
string(88) "kritiket-e-kremlinit-e-akuzojne-zvicren-per-mikpritje-te-krimineleve-te-luftes-nga-rusia"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 19:58

Kritikët e Kremlinit e akuzojnë Zvicrën për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 19:58

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të Moskës në Zvicër, duke e akuzuar Evropën se po mirëpret “kriminelë të luftës” pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Kundërshtarët e liderit rus, Vladimir Putin, frikësohen se më shumë se tre vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainë, disa fuqi dhe institucione perëndimore po rrezikojnë që të normalizojnë marrëdhëniet me Moskën.

Përmes një letre të hapur, të nënshkruar nga ish-të burgosur politikë si Vladimir Kara-Murza, Oleg Orlov dhe Ilya Yashin, akuzuan Zvicrën për mikpritjen e aleatëve kryesorë të Putinit, përfshirë kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, në kohën kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës.

Një delegacion i kryesuar nga Valentina Matvienko, kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, mbërriti në Gjenevë të dielën për të marrë pjesë në një takim treditor të parlamentarëve globalë që nisi të hënën.

Delegacioni përfshinte gjithashtu Pjotr Tolstoin, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, dhe Leonid Slutskin, kryetar i Komitetit për çështje ndërkombëtare i kësaj dhome.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe sanksione ndërkombëtare.

Kjo vizitë duket të jetë e nivelit më të lartë e zhvilluar në Evropë nga parlamentarë rusë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Ndërsa Gjeneva pret kriminelët e luftës Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky, trupat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme raketore ndaj qyteteve ukrainase. Po vdesin civilë, fëmijë dhe gra”, u tha në letër.

Matvienko, Tolstoi dhe Slutsky janë “figura kyç të regjimit të Putinit, drejtpërdrejt përgjegjës për nisjen e luftës së agresionit kundër Ukrainës, shkatërrimin e institucioneve demokratike dhe përndjekjet në shkallë të gjerë brenda Rusisë”, u tha në letrën e hapur.

“Kjo pjesëmarrje në ngjarje ndërkombëtare në Zvicër duhet të jetë e ndaluar dhe ata të arrestohen”.

Ngjarja treditore u organizua nga Unioni Ndërparlamentar (IPU), një organizatë e parlamenteve kombëtare, me seli në Gjenevë.

Zvicra tha se në këtë rast ka vepruar në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Si shtet mikpritës, Zvicra bën gjithçka që është e mundur për të lehtësuar punën e organizatave ndërkombëtare që kanë seli në territorin e saj, dhe veçanërisht në Gjenevë”, tha për AFP një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.

Autoritetet zvicerane mund të autorizojnë përjashtime nga kufizimet e udhëtimit, “sidomos nëse personi po udhëton për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare”, shtoi zëdhënësi.

Zyrtarët ukrainas kanë shprehur zemërim për pjesëmarrjen e delegacionit rus në ngjarjen në Zvicër. /REL