string(132) "kritikat-se-heshten-per-rastin-e-ish-policit-arbnor-spahiu-kurti-reagon-jemi-angazhuar-per-lirimin-e-tij-prej-momentit-te-arrestimit"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 13:58

Kritikat se heshtën për rastin e ish policit Arbnor Spahiu, Kurti reagon: Jemi angazhuar për lirimin e tij prej momentit të arrestimit

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 13:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale nga autoritetet serbe, Arbnor Spahiu.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.

Kurti ka thënë se sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk duhet të normalizohet.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.  Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.”