Kritika të përziera për filmin “The Matrix Resurrections” - Gazeta Express
string(55) "kritika-te-perziera-per-filmin-the-matrix-resurrections"

Kritika të përziera për filmin “The Matrix Resurrections”

Arte

Gazeta Express

17/12/2021 20:35

“The Matrix Resurrections” ka marrë kritika të përziera pas premirës së tij. Kritikët thonë se ai “nuk është perfekt” por kanë lavdëruar kiminë e “mahnitshme” në mes të aktorëve Keanu Reeves dhe Carrie-Ann Moss.

Janë bërë kritikat e para të Matrix resurrections.

Lexo Edhe:

Derisa përgjigja e kritikëve ka qenë e përzier me disa që kanë thënë se ai është larg të qenit një film “perfekt”, por ata janë unanim me atë se ka një kimi të “mahnitshme” në mes të Keanu Reeves dhe Carrie-Ann Mos.

Pjesa e katër e filmit shkencoro-fantastik e ringjallë Reeves në rolin e Neos në filmin e parë të Matrix në vitin 2003, pjesën “The Matrix Revolutions”.

“The Matrix Revolutions është shumë i vetëdijshëm për ekzistencën e tij”, shkroi Clayton David për “Variety”.

“Të tallesh me vetveten është shumë, e rëndë për historinë e dashurisë, që nuk ka shumë aksion dhe efekte, të cilën gjë e duan njerëzit për këtë film”, shpjegon ai.

“Përdorën shumë filmime nga pjesët e mëparshme dhe ky është një meta gabim”, ka shkruar kritiku Jeff Nelson duke shtuar se kemi të bëjmë me një “deponi berllogu dy orë e gjysmë: me “skena aksione në reminishencë si në filmat e Bourne.

“Jam shumë i lumtur për ata që do ta pëlqejnë #TheMatrixResurrections. Për fat të keq unë nuk jamë në mesin e tyre”, shkroi kritikja e Mashable, Alison Foreman.

“Me kilometra janë më të mirë Reloaded dhe Revolutions – të cilët të jemi të qartë nuk janë edhe aq të mira – por vetëm aksionet janë të këqija. Nuk ndodh asgjë, në kuptimin nihilist nuk është ‘cool’”, ka vazhduar ajo.

Megjithatë, në këtë spektër ka edhe një gjë pozitive ku Nigel Smith i People e ka lavdëruar filmin si “më argëtues që ai e ka mban mend e që është plotësisht e arsyeshme. “Ai është i ekspozuar si dy pjesët e mëparshme, por tani ka arsye pse është i tillë. Dy të ardhurit, Neil Patrick Harris dhe Jonathan Groff janë çelës për këtë. Katarzizi është në kulm”, vazhdoi ai.

“Nuk është perfekt,. Ka disa momente që duhet kompletuar dhe disa të tjera që janë pakuptim. Por, derisa Matrix Revolutions thyen zemrën time, #TheMatrixResurrections…bëri të kundërtën. Jam e lumtur për këtë”, ka shkruar në Twitter, kritikja, Liz Shannon Miller. /GazetaExpress/