Kritika të ashpra për filmin “I Love Tropoja” - Gazeta Express
string(43) "kritika-te-ashpra-per-filmin-i-love-tropoja"

Kritika të ashpra për filmin “I Love Tropoja”

Gazeta Express

10/02/2020 13:53

Gazetar: Liridon Spahiu

Që nga momenti që u bë publike data e premierës së filmit, “I love Tropoja”, të komedianit Ermal Mamaqi, pothuajse të gjitha biletat u shitën në një kohë rekord.

Lexo Edhe:

Por, ky realizim ka marrë komente e kritikat të ashpra nga kritikët e filmit, mirëpo edhe nga banorët e Tropojës.

Mamaqi dhe kasti i aktorëve të filmit u akuzuan se kanë ofenduar me pjesën ku për të nderuar mikun e tyre, tropojanët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me ta.

Lidhur me këtë, Mamaqi ka pasur një reagim të gjatë përmes rrjeteve sociale.