Kristi e bën të “ndihet keq” Nitën - Gazeta Express
string(32) "kristi-e-ben-te-ndihet-keq-niten"

TV/Film

Gazeta Express

27/04/2023 1:34

Kristi e bën të “ndihet keq” Nitën

TV/Film

Gazeta Express

27/04/2023 1:34

Pasi Kristi i tha Nitës se ai nuk e ka injoruar dhe se ata të dy bëjnë sport bashkë në oborr, kjo e fundit tha se ka qenë ajo që i është bashkuar Kristit, kur ai ka qenë duke u stërvitur.

Kristi tha se Nita po i ushtron atij një lloj “presioni” duke i këkruar llogari dhe u shpreh se bashkëjetesën ata po  bëjnë në Big Brother, jo në një apartament privat, ku çdo muaj paguajnë qira.

Lexo Edhe:

Duke nënkuptuar se kushtet nuk janë të njëjta në një ambient ku janë disa persona, me një ambient tjetër ku ata mund të jenë më vete.

Nita tha se Kristi ka shprehur mungesë respekti ndaj saj, ndërsa solli në vëmendje momentin kur ajo shprehu një shqetësim shëndetësor ditët e para të hyrjes së saj në shtëpi dhe Kristi nuk e pyeti se si ndihej.

 Ajo shtoi se i vjen keq për mënyrën se si Kristi ka vepruar me të dhe për mënyrën se si ai është sjellë me të.