Nga: Krist Maloki
Paralel me gjendjen dhe rjedhjet sociale qindron edhe literatura e jonë e
shkatrueme. Pa një drejtim, pa një qellim të perbashkët – mbasi u shterp edhe
lopa e patriotizmit – vjershor poetët e sotshëm ner gjithfar anësh të Shqipnisë
e gjithfar vendesh të huej, sejcili në mendje të vetë, pa fije inspiracjonit e
shije artistike. Disa madje, plot bindje ndaj genialitetit i vet mohojn edhe
ligjet ma primitive të gjuhës amtare – e kur e do nevoja – edhe gjuhën e vet
dhe prodhojn, në një palodhje të çuditshme, një vjershë mbas tjetres, thutë se
“qesim” e moren poeziën. Por (vetem “entre mous!) lumtësisht ato kreatyra – pos
ne mendjen e prodhuesit – nuk jan veç se dukje efemere, per me kaluë mandej një
jetë fort të meritushme – (denn alle Schuld racht sich auf Erden! – Goethe.) –
andej Lethe-s. e dijtun se veç shpirti i shkardhuem i lëpushkave
(=pseudofletoreve) shqiptare asht shum herë shkaku dhe plehu i duhun, ku mund
të rriten e të florojn ato këpurdha boviste (vulgo: fend-dose!). Levdata (si
pat shkrue nje herë një fletore në një nekrologjië per nji toger): “… i ndyeri
ishte poet. Tër letrat që i a dergonte miqve i shkruante nër vjersha…” nuk asht
me e agzagjeruemja që gjindet ner pseudo-kritikat e
pseudo-pseudo-sissimi-gazetarve shqiptar…
Por s’jan vetem këta – shum herë bakaj prej zanatit dhe shpirtit! – qe bahen
promotora e advokata të pazotsiës poetike. Njerz me shkolla etj… na të gjith /
na të “kulturuemt” sidomos – në një devotizëm e bizantinizëm kundra shoqishojt,
nuk patëm kurajen deri sot me i thanë mikut a shokut të verteten, deri sa
genjshtat e zakonshme dhe perkëdheljet e prinjta na u bane mish-e-gja k dhe ves
i turpnueshem. – Na thomi: “Teper bukur!… Xhanëm mir boll, shka do më teper!…
S’ka më mir per ne!… Mjafton per ne, Shqiptart! etj.etj.” E këto jan
genjeshtrat me të cilat tolerojm çdo sakrilegj poetik e gjuhësor.
Çë do me thanë: mjafton per ne Shqiptart? “Heu bre burrat e dheut qysh kur u
banme kaq të urt e modest? Të gjith virtytet mund t’i ket Shqiptari, por një
s’e ka: virtytin e mjaftsiës (Genuegsamkeit). Madje as fjalë nuk kemi na per at
virtyt e kondendohemi me fjalë rethshkruese. Shpirti i Shqiptarit nuk njef
mjaftësië! Kënaqsia me një gjendje dhe një qenje gjysmake nuk asht e mundëshme
per Shqiptarin e vertet. Në burrnië të vetë aj kapet deri në heroizëm, në
shpirtin e tij kundron e gërmon pa pushim e kerkon me i zblue fellsiënat e
mshefsiënat e kësaj jete – një flozof par excelence. Ne dashtnië të tijë per
vend e pë shtëpië e dergjet e i shpërthen zemra prej malli (çë fjalë!) – e
n’anmiqsië e ne hasmië e ven jetën në rrezik e bahet theror i gja kut të vet. E
kështu nër të gjitha dukjet shpirtnore të tija. Kah kulmi i qiellit e kah fundi
i ferrit drejtohet zemra e Shqiptarit te vertet. E këjo pamjaftësi asht dhe
fuqia, asht shpirti i tij, një shtypje faustike që nuk njef ligjë filistroze.
Si mund të kuptoheshin ndryshe sa e sa njerz të mëdhaj që qiti Shqipnia (apo
gja ku shqiptar) e që u banë drita e mrtja e popujve të ndryshëm: drejtuë e
rregullue mirë, parprijë prej idealizmit, këjo ndjesië aq profunde mund të
krijoj një “Hellas” të dytë në Shqipniën e ardhshme…
Na Shqiptart e gjyteteve, me gja k të kalbun ner remba dhe të rëmbyem prej
interesit (një fjalë që s’gjen shtroje në fjalorin shqiptar – të Shqiptarëve te
vertet!), gjoja kondendohemi me pak e në degenerimin t’on shesim ndiësiëna qe
s’i kemi e flasim e predikojm një mjaftësie – dhe aty ku s’ka vend. E kështu
Trtuffe-ria e jonë perban nga një mungesë, nga një nevojë, nga pazotësia e jonë
(t’a thomi një herë!) një virtyt të paqenun – per me i hapun shteg kësodore
proletariatit (idiotizmit) literar… Ner kësi konditash qindron sot poezia dhe
asht formue lityeratura qysh se duel Shqipnia më vehte. S’asht çudië që në
barazim me veprat e sotëshme literare, naltësohen e ngrehen deri në qiell disa
vepra e poetë të hershëm, të cilët relativisht me literaturen evropjae nuk
kalojn as shkallt ma t’ulta. E ditun se në kët pikëpamje nuk mun e marrim
peziën arbreshe t’Italiës, veprat e së cioës nga shum shkaqe sot per sot i
largohen verejtjes s’onë. Por na p flasim per Shqiptaret e këndejshëm e këtu
mund të thomi, se “Shqipnia” Omir-a ka, e ka Moliere-a e Schiller-a etj… por jo
poetë, e ka shkrivana, por jo shkrimtarë.
Les vers et les galants ecrits
Ne sont pas de cette province,
E dans les lieux ou tout est prince
Il est tres-peu de beaux esprit. (Voltaire, Lettres…)
Por të ndalemi pak, se ndoshta nuk kuptojm shka do me thanë “poet” e flasim
n’erë shoqmeshoq, tuj thanë një send per një tjeter! Në një banquet në
Gjirokastër bj. fj. pat thanë z. V. Kotta: “…Poet, Zotrinjë, po t’a marrim siç
duhet, sub specie aeternitatis, nuk do të thot të nxersh me qindra vjersha, të
cilat nuk puthen as pak me poezi. Ka shpallur një të vertetë të madhe ai
kritikan që paska thënë se vjeshëtor mund të quhet dhe ai qe ka bërë vetem një
vjershë. Arrin vetëm një faqe që t’a pavdeksojë.” (Dielli, 17. V. 1923.). –
Respektoj ket dedukcijon per pikëpamje aq të kthielltë, me gjith që per mue –
çalon! Asht e vërtetë që ka poetë të medhaj e poetë të vogël, por një faqe e
vtme a një vjershë të mjaftoj per atributin “poet”? Ma se fundi çdo njeri
inteligent, po s’kje fare i humbun, ka në jeten e vetë, pak së pakut një një
herë, një çast permallngjimit poetik, kur zemra plot gëzim a plot vaj i reh në
një mënyrë të mbinatyrshme. Ai moment inspiracjoni e kontemplacjoni aq i flakët
mund të mishnohet shum herë në formë të vjershe a një flete poetike, po ky
materjalizacjon mund të jetë poezi e vërtetë e lartë, ose asht rjedhja e një
gjendje të vetme e jo e një qenje, një jete. Se prej poetit kerkojm një varg
poeziënash të vërteta, tingëllime percjellse të një zemre, kangime të një-jete
poetike. Një vjershë a dy bajn poetin, sa s’e ban nje lule prandveren. Vetem
atëherë, kur fillon me gufue e me shperthye lulzimi e me vlue natyra peranë,
atëherë, po, atëherë fillonë e ndihet prandvera…
Me kaq e pash me udhë e të nevojshme per t’u endë ner këta mendime, perpara se
te merrem me liteatuen vet veçanerisht. Por tash: in medias res!
*Titulli i origjinalit: “Literatura shqiptare”
*Shkëputur nga libri “REFLEKSIONE -Kritikë (letrare), analiza dhe mendime”, Krist Maloki, FAIK KONICA, Prishtinë 2005/observerkult
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...