Krisi miqësia? Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Eglit - Gazeta Express
string(48) "krisi-miqesia-cfare-po-ndodh-mes-fifit-dhe-eglit"

Rozë

Gazeta Express

18/08/2025 12:46

Krisi miqësia? Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Eglit

Rozë

Gazeta Express

18/08/2025 12:46

Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre.

Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur.

Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku.