Kriset marrëdhënia Trump–Meloni, presidenti amerikan akuzon Italinë: Nuk na ndihmoi me Hormuzin - Gazeta Express
string(93) "kriset-marredhenia-trump-meloni-presidenti-amerikan-akuzon-italine-nuk-na-ndihmoi-me-hormuzin"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:28

Kriset marrëdhënia Trump–Meloni, presidenti amerikan akuzon Italinë: Nuk na ndihmoi me Hormuzin

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:28

Presidenti Amerikan Donald Trump ka shprehur per here te pare publikisht zhgenjimin e tij me kryeministren Italiane Xhorxha Meloni. Ne nje interviste telefonike per Corriere della Sera e cila zgjati vetem 6 minuta, Trump I cili me pare e kishte quajtur Melonin nje mike dhe aleate te madhe, tha se Kryeministrja Italiane nuk eshte me ajo qe kishte njohur. Kreu i Shtepise se Bardhe tha se Italia nuk ka zgjedhur te ndihmoje ne hapjen e ngushtices se Hormuzit dhe per kete arsye po paguan çmime të larta të energjisë dhe karburanteve.

“Giorgia Meloni nuk është më i njëjti person dhe Italia nuk do të jetë kurrë më i njëjti vend. Emigracioni po vret Italinë dhe të gjithë Europën. Paguani çmimet më të larta në botë për energjinë dhe nuk është e gatshme të luftojë për ngushticën e Hormuzit. I kam kërkuar të dërgojnë gjithçka që duan, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër prej letre.”

Në intervistën e tij për Corriere della Sera, Presidenti Amerikan deklaroi se ka kaluar shumë kohë që nuk ka biseduar me Melonin e cila deklaron se Italia thjesht nuk dëshiuron që të përfshihet në këtë luftë. Presidenti Amerikan u shpreh se populli Italian duhet të pyes veten nëse iu pëlqen se çfarë po bën kjo qeveri për ta.

Kreu I Shtepisë së Bardhë sulmoi sërisht Papën duke thënë se ai nuk kupton kërcënimin bërthamor që paraqet Irani dhe as faktin se regjimi atje vrau vitin e shkuar mbi 40 mijë protestues. Trump kritikoi edhe Melonin qe kishte deklaruar se deklaratat e Presidentit Amerikan ishin te papranueshme per Papen, duke thene se mesa duket as Kryeministres Italiane nuk I inetereson qe Irani mund tekete nje arme berthamore qe mund te hedh ne ere Italine ne dy minuta.

Trump foli ne Intervisten e tij per Median Italiane edhe per hungarine duke thene se Viktor Orban ishte nje mik i tij dhe se ai nuk kishte lejuar emigrantet qe te merrnin kontrollin e vendit te tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement