Kriptovaluta Squid Game humbet tërësisht vlerën - Gazeta Express
string(47) "kriptovaluta-squid-game-humbet-teresisht-vleren"

Kriptovaluta Squid Game humbet tërësisht vlerën

AutoTech

Gazeta Express

02/11/2021 18:04

Një monedhë dixhitale e frymëzuar nga seriali i famshëm Squid Game, e ka humbur të gjithë vlerën e saj pasi u zbulua që ishte një mashtrim.

“Squid”, i cili e ka marketuar veten si “ luaj të fitosh kriptomonedha”, pati një rritje të madhe gjatë ditëve të fundit.

Lexo Edhe:

Sipas BBC, u kritikua shumë pasi nuk lejonte njerëzit të rishisnin kriptomonedhat e tyre.

Investitorët e monedhave digjitale thonë se kjo gjë është një formë mashtrimi online. Kjo ndodh kur promovuesi i një kriptomonedhe tërheq blerësit, ndalon shkëmbimet tregtare dhe fiton nga paratë e mbledhura nga shitjet.

Zbuluesit e monedhës “Squid” kanë grumbulluar 3.38 milionë Dollarë, sipas ëebsitit Gizmodo.

Kriptovaluta “luaj për të fituar” funksionon në këtë formë: njerëzit blejnë monedha për t’i përdorur në lojrat online dhe mund të fitojnë më shumë, të cilat këto monedha në të ardhmën mund t’i shkëmbenin me kriptomonedha të tjera ose para kombëtare.

Të martën e kaluar “Squid” shkëmbehej me vlerën 1 Cent, në më pak se një javë vlera u rrit me 2,856 Dollarë.

Tashmë vlera ra me 99.99%, shkruan website CoinMarketCap.

Kritikët përveç pjesës së moslejimit të rishitjeve të vlerës thanë se faqja kishte dhe shumë gabime gramatikore, nuk  është me online dhe çdo profil për promovimin e saj është fshirë.