“Kripto sateliti” i parë lansohet në orbitë falë kompanisë SpaceX - Gazeta Express
string(63) "kripto-sateliti-i-pare-lansohet-ne-orbite-fale-kompanise-spacex"

AutoTech

Gazeta Express

27/05/2022 19:48

“Kripto sateliti” i parë lansohet në orbitë falë kompanisë SpaceX

AutoTech

Gazeta Express

27/05/2022 19:48

SpaceX ka arritur me sukses të kryej misionin e pestë – lansimin e satelitit të vogël Transporter-5 nga qendra hapësinore në Cape Canaveral në Florida.

Ky është misioni i parë ku SpaceX lanson “kripto satelitin”, kurse tashmë është bërë e ditur se drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk, është “i përzier” në kriptovaluta.

Lexo Edhe:

Fjala është për satelitin Crypto-1, që është dizajnuar nga start-upi amerikan Cryptosat, e që paraqet një themel për kriptografi të sigurtë lidhur me blokchain në hapësirë.

Është një satelit i vogël me madhësi të filxhanit të kafesë, duke marrë parasysh faktin se është i “paprekshëm” në hapësirë dhe do të transmetojë komunikime të hapura – askush nuk do ta rrezikojë – e kushdo që ka antenë do të mund të përcjell transmetimet e tij. Do të përdoret për lansimin e blokchain të sigurtë në platformën Web3.

Cryptosat tashmë ka kryer disa teste në stacionin ndërkombëtarë hapësinor, me qëllim që të hulumtohet siguria e të dhënave në hapësirë – kurse në mars u testua protokolli Drand, sinjali i parë i besueshëm publik.

Sateliti i lartpërmendur udhëtimin e realizoi me raketën Falcon.