Krimi në Gjirokastër/ “E vrava”- Autori mori në telefon familjarët pas ngjarjes - Gazeta Express
string(75) "krimi-ne-gjirokaster-e-vrava-autori-mori-ne-telefon-familjaret-pas-ngjarjes"

Krimi në Gjirokastër/ “E vrava”- Autori mori në telefon familjarët pas ngjarjes

Gazeta Express

05/08/2020 18:24

Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku u vra 57-vjeçari Gëzim saraçi.

Mësohet se ai dhe viktima kanë qenë duke udhëtuar së bashku në kamionçinën e këtij të fundit, ndërsa ka qenë një konflikt i çastit që çoi në vrasjen e Saraçit.

Lexo Edhe:

Pas ngjarjes, autori, me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku i ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit.

Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij