Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 10 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit të Zi.
Osmani është solidarizuar me Malin e Zi në këtë kohë të vështirë për këtë vend.
“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi Danilo Sharanoviq tha se Aco Martinoviq vdiq gjatë transportit për në Qendrën Klinike të Malit të Zi. /Gazzeta Express.
During this difficult time for Montenegro, we stand in solidarity and extend our heartfelt condolences to the families who have lost their loved ones after the tragic shooting in Cetinje. My thoughts are with the entire community as they mourn and cope with this horrible act of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...