Krimi në Elbasan, pronarët e banesës: Viktima ishte me urdhër mbrojtje, sot do ikte - Gazeta Express
string(80) "krimi-ne-elbasan-pronaret-e-baneses-viktima-ishte-me-urdher-mbrojtje-sot-do-ikte"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2022 8:54

Krimi në Elbasan, pronarët e banesës: Viktima ishte me urdhër mbrojtje, sot do ikte

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2022 8:54

37 vjeçarja Jetlira Elezin që u vra sot nga bashkëjetuesi i saj 37-vjeçari Ramis Mici ka qenë me urdhër mbrojtje. Pronarët e banesës ku qëndronin me qira çifti i bashkëjetuesve ku ndodhi krimi në familje në Elbasan kanë treguar si ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe: 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

Pronari i shtëpisë thotë se 37-vjeçari Ramis Mici ka dalë nga banesa rreth orës 01:00 pas mesnate pasi ka kryer krimin. Duke dëgjuar përplasjen e derës janë ngjitur në katin e dytë për të kontrolluar. Në atë moment kanë parë 37-vjeçaren Jetlira Elezi të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak.

E ndjera ishte nënë e një vajze nga martesa e saj e mëparshme dhe vetëm pak ditë më parë e bija ishte larguar nga banesa e saj duke shkuar pranë të atit.

Lexo edhe: Vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, ky është autori dhe viktima

“Jetonin me qira. U grindën të dy. Pa e ditur neve se si. Rrinin të dy këtu. Kishin një muaj që kishin ardhur. Erdhën nga një grindje e vogël. A e solli ajo, a e solli ai, ikën në polici, denoncoi. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë si ndodhi.

Para 4-5 ditësh denoncoi në polici. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo punonte në privat. Ai punonte te këto gipsat a nuk e di ku punonte. Nuk e dimë përpara. Këtu jo. Policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje si thoshte ajo. Mbrëmë në orën 1 pa 10 vjen këtu në ballkon. Doli ai nga dera. Kishte përplasur derën e pa gruaja. Edhe ajo vetëm qe se gocën e kishte te burri. Si përfundim shiko në kat të dy drita ndezur.

Ajo e kishte derën hapur. Zbrita poshtë, dola në cep. Ajo ishte mbuluar në gjak, kishte mbaruar. Në orën 1 pa 10 ka dalë ai që iku. Unë dola këtu. E kishte shtrirë me kurriz. Këtu ishte bërë gjithë gjak. Vajza jetonte me atë. Kishte tre katër ditë që kishte ikur te i ati. Erdhi policia këtu i bënë dokumentet. Ne ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja”, shprehet pronari i banesës.

Leme Zdrava tha se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

/Gazeta Express