Krimet zgjedhore, Berisha: Dumani, përgjegjës për farsën elektorale - Gazeta Express
string(64) "krimet-zgjedhore-berisha-dumani-pergjegjes-per-farsen-elektorale"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:38

Krimet zgjedhore, Berisha: Dumani, përgjegjës për farsën elektorale

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, lidhur me kallëzimet e opozitës për krime zgjedhore. Berisha ka hedhur poshtë akuzat e Dumanit, duke e quajtur atë një “gënjeshtar të pacipë” dhe duke theksuar se denoncimet e opozitës janë të mbështetura në prova të forta që, sipas tij, janë të padiskutueshme.

Ai ka theksuar se opozita e konsideron Dumanin si bashkëpunëtor të krimit zgjedhor dhe e akuzon atë për përfshirje në atë që ai e quan “farsën elektorale” të ndodhur në 11 maj.

“Një gënjeshtar i pacipë si ai nuk duhet besuar në asnjë fjalë. Është bashkëpunëtor në krim. Asnjë padi e jona nuk bazohet në prova. Kurrë. Ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Ramës, ndaj e akuzojmë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës për farsën elektorale”, ka deklaruar Berisha.

 Në një takim me gazetarët, ndalur te krimet zgjedhore Dumani është shprehur se kanë qenë të fiksuar nga muaji mars deri në fund të procesit zgjedhor të 11 majit. Në total Dumani thotë se në SPAK kanë mbërritur 193 kallëzime për krime zgjedhore, 53 nga të cilat nga subjektet politike, 56 janë referuar nga Policia e Shtetit, 1 nga SHKB. Për 39 prej kallëzimeve vijojnë hetimet.