Ish-banori i Big Brother nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kosova Live” në T7, teksa po diskutohej loja në Big Brother VIP Kosova.
Sipas tij, mungesa e Benitës në finale është e pajustifikueshme.
“Është krim që Benita nuk është në finale”, u shpreh Tozaj.
Ai gjithashtu ka ndarë edhe parashikimin e tij për fituesin, duke theksuar se dyshja më e fortë në këtë edicion janë Ludo dhe Londrimi.
“Ludo dhe Londrimi janë dyshja fituese”, deklaroi ai.
Për të parë videon nga diskutimi: