Krijohet teknologjia që identifikon njerëzit me anë të venave të dorës - Gazeta Express
string(70) "krijohet-teknologjia-qe-identifikon-njerezit-me-ane-te-venave-te-dores"

AutoTech

Gazeta Express

17/02/2021 23:45

Krijohet teknologjia që identifikon njerëzit me anë të venave të dorës

AutoTech

Gazeta Express

17/02/2021 23:45

Hulumtimet më të fundit thonë se tani një person mund të identifikohet përmes venave që ka në shpinë të dorës.

Njohja biometrike është bërë proces shumë i përhapur në vitet e fundit. Teknologjia e njohjes përmes pamjes së fytyrës është përdorur çdo kund, duke filluar nga aeroportet e deri tek departamentet e Policisë, për çështje të sigurisë, shkruan CNN.

Lexo Edhe:

Mirëpo tani, hulumtues nga një universitet i Australisë thonë se disa metoda biometrike kanë “njohur dobësim gjatë viteve”.

Sipas tyre, gjurmët nga prekjet e gishtit mund të mblidhen nga prekjet që dikush ka bërë, pamja e fytyrës mund të kopjohet duke përdorur pamje nga rrjetet sociale, ndërkaq venat e dorës janë më pak të mundshme për tu kopjuar.

Ata thonë se teknika e njohjes përmes venave të dorës nuk është e re dhe kërkon teknologji të veçantë por për këtë qëllim mund të përdoren kamerat 3D.