Krijohet ‘super melanina’ sintetike që përshpejton shërimin e lëkurës - Gazeta Express
string(67) "krijohet-super-melanina-sintetike-qe-pershpejton-sherimin-e-lekures"

Krijohet ‘super melanina’ sintetike që përshpejton shërimin e lëkurës

Shneta tjera

Gazeta Express

02/11/2023 20:23

Një ekip shekncëtarësh nga Northwestern University ka krijuar një version sintetik të melaninës që mund të ketë dhjetëra përdorime.

Në studimin e ri të publikuar në “Nature Journal” ata zbuluan se melanina e aplikuar në kampionët e dëmtuar të lëkurës mund të parandalojë flluskat dhe të përshpejtojë shërimin e saj.

Lexo Edhe:

Ekipi po planifikon që “super melanina” të përmirësohet dhe të kthehet në një trajtim mjekësor për dëmtimet e lëkurës, krem dielli dhe një produkt anti-rrudhë.

Melanina është një pigment kafe ose i zi që prodhohet nga të gjitha llojet e kafshëve si dhe njerëzit. Shumë njerëz e dinë që ky pigment i jep ngjyrën lëkurës tonë, por ndërkohë është përbërësi kryesor i bojës që prodhojnë kallamarët, përdoret nga disa mikrobe për t’u fshehur nga sistemi imunitar dhe i bën disa flutura të duken shumëngjyrëshe. Një tip i melaninës që prodhohet nga qelizat e trurit mund të parandalojë sëmundjet si Parkinsoni.

Melanina sintetike u krijua pas më shumë se një dekade punë. Kurt Lu, njëri prej shkencëtarëve thotë se në periudhën e Covid-19 nisën të studionin nëse mund të përdorej për të ndihmuar lëkurën.

“Tani po kërkojmë nëse mund ta formulojmë dhe ta përfshijnë në një krem, xhel ose pajisje të ndryshme dhe të shohim nëse e mbron lëkurën”.

Gjatë studimit, u morën kampionë lëkure njerëzore që ishin ekspozuar ndaj kimikateve të dëmshme si dhe minj që ishin ekspozuar ndaj kimikateve dhe rrezatimit ultravjollcë. Në të dy rastet, melanina reduktoi dhe madje parandaloi tërësisht dëmin në shtresat e sipërme dhe të poshtme të lëkurës. Ajo përthithi radikalet e lira në lëkurë, reduktoi inflamacionin dhe përshpejtoi shërimin.

Melanina sintetike ngjan shumë me atë natyrale dhe duket e biodegradueshme dhe jo toksike pasi nuk përthithet në organizëm nëse aplikohet në lëkurë dhe kjo pakëson rreziqet.

Një pjesë e studimit po teston nëse melanina mund të përdoret në ushtri si bojë mbrojtëse në veshje që do të përthithte gaze dhe toksina të tjera mjedisore. Megjithatë, fokusi kryesor është komercializimi i teknologjisë si produkt për djegiet nga rrezatimi apo lëndime të tjera të lëkurës dhe si përbërës në kremrat e diellit apo anti-rrudhë.

Gjithsesi, do të duhen vite përpara se melanina sintetike të depërtojë në treg apo produkte kozmetike. Momentalisht, po kryhen teste te kafshët për të parë sa i sigurt është përdorimi i saj. Risia e melaninës sintetike duke ditur të gjitha përdorimet e melaninës natyrale, është potenciali i saj për të ndihmuar njerëzit.