Një medikament i ri për të ndihmuar njerëzit që duan të lënë duhanin, ka treguar rezultate premtuese në provat e fazës së vonë, thanë studiuesit nga Achieve Life Sciences.
Në 17 qendra mjekësore, 810 duhanpirës u caktuan rastësisht për të marrë një ilaç oral, citisniklinën, tri herë në ditë, për gjashtë ose 12 javë, ose një placebo.
Sipas një raporti të botuar në revistën JAMA, pjesëmarrësit që morën citisniklinën, përjetuan një rënie të shpejtë dhe të qëndrueshme të dëshirës për të pirë duhan gjatë gjashtë javëve të para të trajtimit.
Pas 24 javësh, kur pjesëmarrësit kishin qenë pa drogë që gjendet në duhan për të paktën tre muaj, shkalla e abstinencës ishte 21.1 përqind në grupin 12-javor dhe 8.9 përqind në grupin gjashtë-javor, krahasuar me 4.8 përqind dhe 2.6 përqind për grupin placebo në 12 dhe gjashtë javë.
Në javën e 24-të, një person shtesë e la duhanin për çdo gjashtë persona në grupin 12-javor dhe një për çdo 11 persona në grupin gjashtëjavor, vlerësuan studiuesit.
Sipas raportit, ilaçi për ndërprerjen e duhanit, është miratuar nga FDA.
Kishte norma të ulëta të efekteve anësore tipike si nauze dhe pagjumësi, thanë studiuesit, raportoi Reuters. /Shqip.com
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...