“Krijimtaria letrare e Ali Aliut në 90 vjetorin e lindjes” në Akademinë e Shkencave dhe Arteve - Gazeta Express
string(92) "krijimtaria-letrare-e-ali-aliut-ne-90-vjetorin-e-lindjes-ne-akademine-e-shkencave-dhe-arteve"

“Krijimtaria letrare e Ali Aliut në 90 vjetorin e lindjes” në Akademinë e Shkencave dhe Arteve

Arte

Gazeta Express

02/04/2024 14:57

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, është mbajtur tryeza shkencore “Krijimtaria letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”.

Akademik Sabri Hamiti ka lexuar kumtesën Ali Aliu bashkëkohës”, një pjesë të së cilës po e japim këtu:

Lexo Edhe:

“Ali Aliu është bashkëkohësi ynë: gjithmonë “sot” e gjithmonë “këtu”, në vështrimin e një të tashmeje të përhershme; duke u mahitur me kohën si imagjinatë të njëtrajtshmërisë; duke lakuar hapësirën si qerthull të imagjinimit. Në këtë dramatikë të çrëndomtësimit ai është “dëshmitar” imagjinar dhe “pjesëmarrës” ëndërrimtar.

I bartur në anijen me vela, lëvizjet e tij tallen me hapësirën e vizituar si rreth që ka një pikë tërheqëse të largimit dhe të përafrimit. Sepse jemi në sojin e shtegtimit nga trupi te shpirti. Nëse nuk është deklaruar vetë Poeta, ai i gjason Poetit, kërkon të njësohet me të nëpërmjet trajtës së bukurisë e të urtisë së poezisë”.

“Na e ka andja që ligjërimin kritik të Ali Aliut, në kuadër të Bioletrës së tij, ta shohim si shkrim të jetës dhe jetë të shkrimit. Prandaj na përshkon një fije lumturie e gjallërimi, po sot në akademinë tonë si klasë të dijes, për të tallur kufijtë e jetesës dhe të mbijetesës në aventurën e leximit të poezisë: nga impresioni kah intencioni”, ka theksuar Hamiti. /ObserverKult