Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është “i alarmuar” nga plani i Izraelit për të “pushtuar” Gazën.
Kështu deklaroi zëdhënësi i OKB, Farhan Haq i cili tha se “Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, shpjegoi zëdhënësi, “është i alarmuar nga këto raportime për planet izraelite për të zgjeruar operacionet tokësore dhe për të zgjatur praninë e saj ushtarake në Gaza”.
Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në vdekje të panumërta të civilëve dhe shkatërrime të mëtejshme në Rrip.”
Zëdhënësi përsëriti më pas se Gaza është “një pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez”.