Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e sektorit privat në rajon - Gazeta Express
string(128) "kreu-i-odes-ekonomike-te-kosoves-ne-samitin-e-lidereve-te-ballkanit-perendimor-per-te-adresuar-sfidat-e-sektorit-privat-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:50

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e sektorit privat në rajon

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:50

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Forumit Investiv të gjashtë Odave të Ballkanit Perëndimor, shkruan Express.

Siç njofton Oda Ekonomike e Kosovës, Rafuna në këtë Samit do të adresojë sfidat me të cilat po përballet sektori privat në gjithë rajonin dhe nisma për përfshirje më të madhe në Planin e Rritjes.

“Në këtë samit, Kryetari Rafuna do të adresojë sfidat me të cilat përballet sektori privat në rajon, si dhe do të prezantojë propozime konkrete për përfshirjen më të fuqishme të bizneseve në Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.