Përpjekjet për koalicion, nis takimi Kurti-Mustafa në Kuvend - Gazeta Express
string(71) "kreu-i-ldkse-mberrin-ne-kuvend-per-takimin-me-kurtin-rreth-koalicionitt"

Gazeta Express

11/12/2019 17:13

Përpjekjet për koalicion, nis takimi Kurti-Mustafa në Kuvend

Gazeta Express

11/12/2019 17:13

Në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka nisur takimi mes kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe liderit të VV’së Albin Kurtit, shkruan Gazeta Express.

Dy liderët kanë arritur para pak minutash në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të mbahet takimi i radhës si përpjekje për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kurti para këtij takimi ka paralajmëruar se sot me shumë gjasë do të arrihet një marrëveshje.

Sot ndërkohë presidenti Thaçi ka caktuar 24 dhejtorin si datë për të konstituuar Kuvendin.

Këto takime të dy liderëve vijnë pas një serie takimesh të grupeve punuese të cilat kanë punuar drejt përafrimit të programeve për bashkëqeverisje.

Dy palët ua kishin lënë në dorë dy krerëve të partisë që të arrijnë pajtim për pikat e pakta ku nuk kishin gjetur konsensus.

Ndërkohë takimi i fundit Mustafa-Kurti kishte përfunduar me mospajtimin rreth çështjes së presdientit./Express/