string(66) "kreu-i-kqz-se-ben-thirrje-per-proces-te-qete-zgjedhor-e-demokratik"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 7:27

Kreu i KQZ-së bën thirrje për proces të qetë zgjedhor e demokratik

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 7:27

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është sot gati në ditën e zgjedhjeve.

Radoniqi në një deklaratë për media tha se beson që të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në komuna, megjithatë informata të sakta tha se do të jepen më vonë.

Lexo Edhe:

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe akterët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik”, tha ai

I pari i KQZ foli edhe për procesin zgjedhor në diasporë, i cili proces tha se ka shkuar për së mbari dhe pa asnjë problem.

Ai njoftoi se diku mbi 15 mijë persona kanë votuar në diasporë, pa i numëruar votat përmes postës.