Kreu i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it vizitoi Kaçanikun - Gazeta Express
string(65) "kreu-i-komandes-rajonale-perendimore-te-kfor-it-vizitoi-kacanikun"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:08

Kreu i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it vizitoi Kaçanikun

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:08

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, priti sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it Italian, Lorenzo Mangia.

Nënkryetari Vishi falënderoi Komandantin për vizitën, duke i uruar mirëseardhje në qytetin e Kaçanikut. Ai theksoi se qytetarët e Kaçanikut do të jenë përherë mirënjohës për ndihmën që KFOR-i ka dhënë në çlirimin dhe ruajtjen e sigurisë në vend.

Në veçanti, ai vlerësoi kontributin e KFOR-it Italian në projekte konkrete që kanë ndihmuar qytetarët e komunës, si në arsim, shërbime publike dhe fusha të tjera, njofton Komuna e Kaçanikut

Nga ana tjetër, Komandanti Lorenzo Mangia falënderoi institucionet komunale për mikpritjen. Ai u shpreh i lumtur që projektet e financuara nga KFOR-i po zhvillohen më tej nga komuniteti lokal, duke theksuar se përkrahja për nismat që synojnë mirëqenien qytetare do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për situatën e sigurisë në komunë, e cila u vlerësua si e qetë dhe stabile.