Kreu i gjyqësorit të Iranit zotohet për gjyqe të shpejta ndaj të arrestuarve, pavarësisht paralajmërimit të Trump - Gazeta Express
string(112) "kreu-i-gjyqesorit-te-iranit-zotohet-per-gjyqe-te-shpejta-ndaj-te-arrestuarve-pavaresisht-paralajmerimit-te-trump"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 9:01

Kreu i gjyqësorit të Iranit zotohet për gjyqe të shpejta ndaj të arrestuarve, pavarësisht paralajmërimit të Trump

Lajme

Gazeta Express

14/01/2026 9:01

Kreu i gjyqësorit të Iranit sinjalizoi të mërkurën se do të ketë gjyqe të shpejta dhe ekzekutime për ata që janë ndaluar gjatë protestave mbarëkombëtare, pavarësisht paralajmërimit nga presidenti amerikan Donald Trump, raporton “The Guardian“.

Shefi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni-Ejei, e bëri këtë koment në një video të shpërndarë online nga televizioni shtetëror iranian, sipas Associated Press (AP).

Mohseni-Ejei tha “Nëse duam të bëjmë një punë, duhet ta bëjmë tani. Nëse duam të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë shpejt.”

Ai shtoi “nëse vonohet, dy muaj, tre muaj më vonë, nuk ka të njëjtin efekt”

Komentet e tij përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Trumpit, i cili paralajmëroi Iranin për ekzekutimet.

“Nëse ata bëjnë një gjë të tillë, ne do të ndërmarrim veprime shumë të forta”, deklaroi Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement