Kreu i Forcave të Armatosura Franceze: Duhet të pranojmë që mund të humbim fëmijët tanë në rast lufte - Gazeta Express
string(100) "kreu-i-forcave-te-armatosura-franceze-duhet-te-pranojme-qe-mund-te-humbim-femijet-tane-ne-rast-lufte"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 8:34

Kreu i Forcave të Armatosura Franceze: Duhet të pranojmë që mund të humbim fëmijët tanë në rast lufte

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 8:34

Autoritetet franceze për muaj të tërë po përpiqen të përgatitin mendërisht njerëzit për të duruar sakrifica në rast lufte, por mesazhi nuk arrin tek popullsia që ndihet larg luftimeve në Ukrainë dhe e mbrojtur nga frika bërthamore.

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë franceze, gjenerali Fabien Mandon, i dha një shtysë të madhe këtij përpjekjeje të martën, kur deklaroi në kongresin e kryetarëve të bashkive të Francës se vendi duhet të rifitojë “forcën e shpirtit për të pranuar dhimbjen që të mbrojë atë që jemi” dhe të jetë gati të “pranojë që humb fëmijët e tij”.

Deklarata shkaktoi tërmet të vërtetë në debatet publike dhe në kanalet informative televizive.

Partitë politike opozitare akuzuan presidentin francez, Emmanuel Macron se po përgatit një luftë kundër Rusisë.

“Një kryetar i Shtabit të Përgjithshëm nuk duhet ta thotë këtë”, njoftoi grupi parlamentar La France Insoumise (LFI), që i përket majtës radikale.

Fabien Roussel nga Partia Komuniste pyeti nëse nuk mjaftojnë 51 mijë monumentet për të vdekurit në komunat franceze.

“Po, për mbrojtjen kombëtare, por jo për të folur për shkuarjen në luftë”, tha Rusel.

Louis Aliot nga Rrjeti Kombëtar i ekstremit të djathtë tha se duhet të jesh gati të vdesësh për vendin tënd, por nga ana tjetër lufta duhet të jetë e drejtë, ose të tregojë se “është në pyetje vetë mbijetesën e kombit”. /Telegrafi