Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino vjen sot në Kosovë, do të dekorohet nga presidentja Vjosa Osmani - Gazeta Express
string(94) "kreu-i-fifa-s-gianni-infantino-vjen-sot-ne-kosove-do-te-dekorohet-nga-presidentja-vjosa-osmani"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 9:18

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino vjen sot në Kosovë, do të dekorohet nga presidentja Vjosa Osmani

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 9:18

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino do ta vizitojë sot Kosovën.

Kreu i FIFA-s në fakt do të dekorohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan “Gazeta Express”.

Ceremonia zyrtare do të mbahet nga ora 13:00.

Kjo do të jetë hera e dytë që numri 1 i futbollit botëror do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të respektohet nga shteti ynë për kontributin e dhënë për futbollin kosovar. /Gazeta Express