Kreshnik Mahmuti e pëson humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare, mposhtet edhe nga pingpongisti serb - Gazeta Express
string(97) "kreshnik-mahmuti-e-peson-humbjen-e-dyte-ne-lojerat-mesdhetare-mposhtet-edhe-nga-pingpongisti-serb"

Kreshnik Mahmuti e pëson humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare, mposhtet edhe nga pingpongisti serb

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 21:05

Kosova dhe Serbia u përballen sot në mes vete për herë të parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Ky ballafaqim ndodhi në sportin e pingpongut, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më saktësisht, pingpongisti kosovar, Kreshnik Mahmuti u përball me serbin Marko Jevtovic.

Pingpongisti nga Serbia shënoi fitore 4:0 në sete.

Për Kreshnik Mahmutin ishte kjo ndeshja e dytë në Grupin 7.

Pingpongisti i Kosovës me rezultat të njëjtë e kishte humbur edhe ndeshjen e parë kundër grekut, Ioannis Sgouropoulos. /Gazeta Express/