Krerët e FFK-së dhe FSHF-së vizitojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë - Gazeta Express
string(75) "kreret-e-ffk-se-dhe-fshf-se-vizitojne-hashim-thacin-e-kadri-veselin-ne-hage"

Krerët e FFK-së dhe FSHF-së vizitojnë Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë

Futboll

Gazeta Express

02/10/2022 19:37

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FFK-së, Agim Ademi kanë vizituar Hashim Thaçin e Kadri Veselin në burgun e Hagës.

Kreu i FSHF-së, Duka njoftoi se atje u takuan me Thaçin e Veselin, që po mbahen në paraburgim në Hagë të Holandës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky është rrëfimi i tij për takimin me ta:

Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin.Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria eKosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju .