Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës, pas fishkëllimave ndaj tij në “Fadil Vokrri”.
Mesfushori dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka u fishkëllye pas çdo prekje në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, Ismet Munishi ka postuar një foto të tij me Granit Xhakën në “Facebook”.
“Krenaria e kombit, Granit Xhaka”, ka shkruar Ismet Munishi.
Momentalisht, Granit Xhaka me shokë po fitojnë ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, me shifrat prej 1-0.
Golin e shënoi Ruben Vargas në minutën e 47-të./GazetaExpress/