Krenar Osmani ia “dhuron” veshkët gjatë emisionit kryetarit të KRRE-së, Bislimovskit (Video) - Gazeta Express

Krenar Osmani ia “dhuron” veshkët gjatë emisionit kryetarit të KRRE-së, Bislimovskit (Video)

Ballina

Gazeta Express

23/09/2020 22:32

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4% nga Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur qytetarët të protestojnë deri më tani gjashtë herë në qytete të ndryshme të vendit.

Sonte në Klan Macedonia për të debatuar për rritjen e energjisë elektrike, gjegjësisht për rritjen prej 7.4% të energjisë elektrike për qytetarët, në debat kanë qenë kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, anëtari i Këshillit Inicues për protestat kundër shtrenjtimit të rrymës, Krenar Osmani dhe profesor Iljaz Iljazi.

Krenar Osmani nga Këshilli Inicues në emër të qytetarëve, në mënyrë simbolike, përderisa ka qenë duke u zhvilluar debati, ai ia ka dhuruar veshkët kryetarit Bislimovski, duke i treguar se qytetarëve u kanë ngelur vetëm veshkët t’ua dhurojnë kompanive energjetike, pasi gjendja e tyre financiare ua pamundëson pagesën e faturave të larta dhe se në vend të kësaj qytetarët duhet t’i shesin organet për t’i paguar faturat.