Kremlini reagon ndaj komenteve të Trumpit: “Janë shumë serioze, do t’i analizojmë” - Gazeta Express
string(77) "kremlini-reagon-ndaj-komenteve-te-trumpit-jane-shume-serioze-do-ti-analizojme"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 12:43

Kremlini reagon ndaj komenteve të Trumpit: “Janë shumë serioze, do t’i analizojmë”

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 12:43

Kremlini ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me luftën në Ukrainë, kërcënimin me sanksione dhe liderin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov, ka thënë se: “Deklaratat e presidentit amerikan janë shumë serioze. Disa prej tyre i janë drejtuar personalisht presidentit Putin.”

Sipas Reuters, Peskov tutje ka thënë se komentet “kërkojnë analizë”.

“Sigurisht që na duhet kohë për të analizuar atë që është thënë në Uashington. Dhe nëse dhe kur presidenti Putin e sheh të arsyeshme, ai do të komentojë me siguri.”

Kujtojmë se, në një ndryshim të madh të politikës, Trump njoftoi të hënën dërgesa të reja armësh për Ukrainën dhe paralajmëroi se blerësit e eksporteve ruse mund të përballen me sanksione nëse Rusia nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Trump, poashtu më pas, duke folur për BBC-në ka thënë se është i zhgënjyer me Putinin.

 “Jam i zhgënjyer prej tij, por nuk kam përfunduar me të. Por po, jam i zhgënjyer,” është shprehur ai.

Ndërkohë, në lidhje me këto komente, Peskov ka shtuar se, “vendimet që po merren në Uashington, në vendet e NATO-s dhe drejtpërdrejt në Bruksel, po perceptohen nga pala ukrainase jo si një sinjal për paqe, por si një sinjal për të vazhduar luftën.”

Ai poashtu ka përsëritur se Rusia është ende e gatshme të vazhdojë negociatat direkte me Ukrainën dhe se ende po pret një sinjal nga Kievi se kur mund të zhvillohen bisedimet e radhës.