Kremlini po përgatitet për një konflikt të madh kundër NATO-s, sipas ushtrisë gjermane - Gazeta Express
string(85) "kremlini-po-pergatitet-per-nje-konflikt-te-madh-kunder-nato-s-sipas-ushtrise-gjermane"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:49

Kremlini po përgatitet për një konflikt të madh kundër NATO-s, sipas ushtrisë gjermane

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:49

Sipas një raportimi të revistës Spiegel bazuar në një dokument sekret, ushtria gjermane e konsideron Rusinë si një “rrezik ekzistencial” për Gjermaninë dhe Evropën, raporton The Guardian.

Një dokument i ri i rrjedhur i Bundesëehr-it paralajmëron se Kremlini po përshtat strukturat industriale dhe drejtuesit e vet “pikërisht për të përmbushur kërkesat për një konflikt të madh me NATO-n deri në fund të kësaj dekade.”

Raporti nga revista, citon dokumentin që thotë se Rusia po përgatitet në mënyrë të verifikueshme për një konflikt me NATO-n, duke forcuar sidomos forcat e saj në pjesën perëndimore të Rusisë “në kufijtë me NATO-n.”

Ndërkohë, sipas raportimit, dokumenti parashikon se që nga viti i ardhshëm, Rusia mund të ketë rreth 1.5 milion ushtarë në shërbim aktiv.

Lidhur me këtë dokument, nuk ka pasur ende ndonjë koment nga ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.