Gjatë konferencës së tij të rregullt për mediat këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u duk se kundërshtoi pretendimin e Donald Trump se Rusia do të pranonte trupat paqeruajtëse europiane në Ukrainë.
Duke iu drejtuar gazetarëve, Peskov tha se Kremlini nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e Ministrisë së Jashtme mbi ‘papranueshmërinë e paqeruajtësve’ të NATO-s në Ukrainë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Të hënën, në një paraqitje të përbashkët me presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidenti amerikan pretendoi se ai kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për vendosjen e mundshme të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë dhe presidenti rus tha se “nuk ka asnjë problem me të”.
Javën e kaluar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se vendosja e trupave të NATO-s nën një flamur tjetër – “nën flamurin e Bashkimit Europian ose nën flamujt kombëtarë”, tha ai – do të ishte “i papranueshëm” për Rusinë.
Komentet e Peskov këtë mëngjes duket se sugjerojnë se, në kundërshtim me pohimin e Trump, mbetet kështu.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...