Kremlini: Deklaratat e Trump “kanë nevojë për analizë” - Gazeta Express
string(51) "kremlini-deklaratat-e-trump-kane-nevoje-per-analize"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:55

Kremlini: Deklaratat e Trump “kanë nevojë për analizë”

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:55

Kremlini ka reaguar pas paralajmërimeve të fundit nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, se SHBA do ta ndëshkojë Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,  në një dalje për mediat ka thënë që “këto janë serioze dhe kërkojnë analizë”.

Peskov theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “do të komentojë nëse e sheh të nevojshme”, duke shtuar.

Ai përsëriti se Rusia është e gatshme për raundin e ardhshëm të negociatave me Ukrainën, por pretendoi se nuk ka pasur ende ndonjë propozim nga Kievi.

Sipas tij, vendimet e fundit nga Uashingtoni dhe Brukseli janë një sinjal për Ukrainën që të vazhdojë luftën.

Sa i përket raportimit të Financial Times, ku Trump thuhet se i kërkoi Zelenskyt të godasë Moskën dhe Shën Petersburgun nëse SHBA ofron armë me rreze të gjatë, Peskov e komentoi se “një retorikë e tillë u shfaq në mediat perëndimore më herët”.

“Publikime të tilla zakonisht rezultojnë të jenë të rreme, megjithëse ndonjëherë ka rrjedhje serioze”.

Donald Trump ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet në thellësi të territorit rus, madje duke e pyetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nëse do të ishte në gjendje të godiste Moskën nëse SHBA do t’i siguronte armë me rreze të gjatë veprimi.

Lajmi u raportua nga Financial Times, duke cituar burime me dijeni për bisedën që u zhvillua më 4 korrik.

Sipas të njëjtave burime, Trump e pyeti Zelenskyn: “Volodimir, a mund ta godasësh Moskën? Po Shën Petersburgun?”. Presidenti ukrainas u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi, nëse na jepni armët.”