Kremlini akuzon Europën për ngecjen e bisedimeve Ukrainë-Rusi - Gazeta Express
string(61) "kremlini-akuzon-europen-per-ngecjen-e-bisedimeve-ukraine-rusi"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:10

Kremlini akuzon Europën për ngecjen e bisedimeve Ukrainë-Rusi

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:10

Kremlini akuzon europianët se po pengojnë një zgjidhje në konfliktin në Ukrainë.

“Europianët po pengojnë zgjidhjen në Ukrainë. Ata nuk po kontribuojnë në të”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për gazetën ruse Izvestia, duke akuzuar Evropën se po “vazhdon përpjekjet” për ta shndërruar Ukrainën në një “qendër të gjithçkaje anti-ruse”.

Peskov tha gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve RIA, se Moska është “absolutisht” kundër vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë.

“A mund t’i jepen Ukrainës garanci sigurie nga kontingjente ushtarake të huaja, veçanërisht evropiane dhe amerikane? Absolutisht jo, ata nuk munden”, tha Peskov, sipas agjencisë. Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë nuk do të ishte një garanci sigurie “e pranueshme” për Rusinë, kujtoi ai.

Peskov siguroi gjithashtu se mund të bëhen përgatitje dhe një takim mund të organizohet midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin “shpejt, nëse është e nevojshme”, sipas RIA.

Të enjten, Trump njoftoi se do të “fliste” shumë shpejt me Putin, në një darkë me krerët e kompanive amerikane të teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, pas bisedimeve të tij me homologun e tyre ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë.

Presidentët Trump dhe Putin u takuan në Alaskë më 15 gusht. Samiti i dha fund izolimit diplomatik të presidentit rus nga Perëndimi që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, por nuk prodhoi marrëveshjen e armëpushimit që presidenti amerikan tha se donte.