string(85) "krejt-ndeshjet-ne-te-njejten-kohe-zbulohet-orari-i-xhiros-se-parafundit-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 12:03

Krejt ndeshjet në të njëjtën kohë, zbulohet orari i xhiros së parafundit të Superligës

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 12:03

Është zbuluar orari i xhiros së parafundit të sezonit 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës njofton se të gjitha ndeshjes e xhiros së 35-të do të luhen në të njëjtin orar, më saktësisht të shtunën.

Pasi gara për titull të kampionit tashmë ka marrë fund, krejt fokusi do të jetë tek zona e barazhit dhe e rënies nga liga, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht do të jenë dy ndeshje që do ta kenë vëmendjen e shumicës.

Ballkani do ta presë Llapin, në një ndeshje jetike për llapjanët për të mbetur në ligë, e pse jo edhe për t’i ikur barazhit.

Kampionët e trefishtë të Kosovës e kanë siguruar tashmë pozitën e dytë dhe do të luajnë pa pikë presioni.

Nga ana tjetër, trupa e Tahir Batatinës e ka për obligim fitoren, në mënyrë që ta ruajë të paktën pozitën e barazhit, për të mos përfunduar në vendin e nëntë, i cili çon në Ligën e Parë.

Punë edhe më të vështirë do të ketë Suhareka, e cila aktualisht gjendet në zonën e Ligës së Parë.

Skuadra e re therandase duhet të fitojë gjithsesi me Malishevën në udhëtim dhe të shpresojë në një gabim të llapjanëve në Suharekë për ta kaluar kështu eventualisht Llapin në tabelë dhe për të kaluar në pozitën e barazhit.

Ndërkohë, fitorja i duhet edhe Malishevës, e cila duhet ta ruajë pozitën e tretë, e cila çon në Evropë, e që i rrezikohet nga Gjilani nëse vetë humb eventualisht nga Suhareka.

“Skifterat” do të përballen me Dritën, të cilës i ka rënë motivi pasi e siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit, ndonëse derbi është gjithmonë derbi.

Prishtina me një fitore eventuale ndaj Feronikelit 74 do t’i hiqte dilemat sa i përket qëndrimit në Superligë, kurse në ndeshjen e fundit do të përballen Dukagjini me Ferizajn, të cilët janë më të qetë.

Të gjitha ndeshjes e së shtunës do të nisin prej orës 16:00. /Gazeta Express