“Krejt i kemi nga 2-3 milionë” – Kjo është pasuria e Xhavit Halitit - Gazeta Express
string(63) "krejt-i-kemi-nga-2-3-milione-kjo-eshte-pasuria-e-xhavit-halitit"

“Krejt i kemi nga 2-3 milionë” – Kjo është pasuria e Xhavit Halitit

Gazeta Express

06/08/2020 13:53

Pasuria e Xhavit Haliti, të cilit iu bë virale një deklaratë televizive ku thoshte se “krejt i kemi nga 2-3 milionë euro”, njëmend prek milionëshin.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në deklarimin e pasurisë së ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banesë me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 2000, dhe tokë me vlerë 400 mijë euro.

Ai, po ashtu, ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146,362.00 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh. /Express/