Me 14 nëntor, duke filluar prej orës 19:00, në Kino Armata do të shfaqet filmi me metrazh të gjatë “Krejt e thërrasin Rexhën” i regjisorit Ibër Deari.
Në një fshat ku të gjithë janë larguar, Rexha mbetet pas, ai bëhet zemra e Sllupkovës. Një komedi prekëse që feston forcën dhe qëndrueshmërinë e komunitetit. Të gjithë e thërrasin Rexhën, heroin e fshatit.
Ibër Deari është filmbërës i suksesshëm, me një portofol të larmishëm filmash të shkurtë që trajtojnë emocionet dhe sfidat shoqërore me të cilat përballen njerëzit. Filmi i tij ma i ri me metrazh të gjatë, “Krejt e thirrin Rexhën”, i financuar prej Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut, shënon kalimin e tij në film të metrazhit të gjatë. Ibër Deari është shkrimtar e regjisor. Ai ka përfunduar studimet master në drejtimin e filmit (Master of Arts in Film Direction) në Universitetin e Arteve Audiovizuele “ESRA” në Shkup.
Skenaristët: Ibër Deari, Artin Selmani
Aktorët: Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku