Krejt dobitë që i kemi nga hurma - Gazeta Express
string(32) "krejt-dobite-qe-i-kemi-nga-hurma"

Krejt dobitë që i kemi nga hurma

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

25/05/2022 19:06

Hurmat quhen “ëmbëlsirat e natyrës” sepse njihen për ëmbëlsinë e tyre, gjë që i bën ato një meze të lehtë ose një zëvendësues të sheqerit të bardhë në receta

Ato gjithashtu ofrojnë antioksidues, fibra dhe një sërë lëndësh ushqyese.

Lexo Edhe:

Kaliumi

Hurmat përmbajnë kalium, një nga mineralet më të rëndësishme të pranishme në trupin e njeriut. Ai rregullon ekuilibrin e lëngjeve, kontraktimet e muskujve dhe sinjalet nervore. Kur niveli i kaliumit është i ulët, ai ndikon në funksionet kryesore trupore, gjë që çon në nivele të ulëta të energjisë, ngërçe të muskujve dhe lodhje fizike dhe mendore.

Hurmat përmbajnë fibra

Fibrat janë thelbësore në rregullimin e sistemit të tretjes dhe ruajtjen e shëndetit normal të zorrëve. Marrja e rekomanduar ditore e fibrave dietike është 25 deri në 30 gramë, shkruan Real Simple.

Hurmat përmbajnë magnez dhe bakër

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për trupin dhe trurin e njeriut. Ai rregullon funksionin e muskujve dhe nervave, nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut. Është gjithashtu thelbësore për sintezën e proteinave në trup.

Bakri ndihmon trupin tuaj të marrë mjaftueshëm hekur. Së bashku me magnezin, ato i mundësojnë trupit të formojë qelizat e kuqe të gjakut. Bakri gjithashtu ndihmon në ruajtjen e kockave të shëndetshme.

Hurmat janë një burim i mirë i vitaminave B

Vitamina B6 ndikon në sistemin nervor qendror dhe metabolizmin. Ajo funksionon duke e kthyer ushqimin në energji dhe duke ndihmuar në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Vitamina B6 është një nga tetë vitaminat kryesore B që janë të rëndësishme në mbështetjen e funksionimit të duhur të qelizave.

Kur nivelet e vitaminës B6 bien, njerëzit reagojnë me skuqje të lëkurës, sistem të dobësuar imunitar, nivele të ulëta të energjisë… /KP