Krejt çka tha Vjosa Osmani dje, pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë - Gazeta Express
string(88) "krejt-cka-tha-vjosa-osmani-dje-pas-mandatimit-te-glauk-konjufces-per-formimin-e-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:03

Krejt çka tha Vjosa Osmani dje, pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje, në një konferencë për media, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së Kosovës, pas propozimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo theksoi se ky veprim është në përputhje me Kushtetutën dhe me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ka përgjegjësi kushtetuese për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Osmani sqaroi se presidentja nuk ka diskrecion në këtë proces, përveç nëse do të kishte më shumë se një kandidat të propozuar, por në këtë rast ka pasur vetëm propozimin e Vetëvendosjes. Ajo po ashtu theksoi se Kushtetuta nuk kërkon garanci, por gjasë për formimin e qeverisë, dhe se Konjufca dhe Vetëvendosje e kanë bindur se ekzistojnë gjasa reale për sigurimin e votave në Kuvend.

Presidentja kujtoi se deputetët kanë vullnet të lirë votimi, duke përmendur raste nga e kaluara – përfshirë edhe vetën – kur deputetët kanë votuar ndryshe nga qëndrimet e partive të tyre, gjë që sipas saj tregon se formimi i qeverisë mbetet i mundshëm.

E pyetur për mandatin e saj, Osmani tha se do ta përfundojë mandatin e plotë presidencial, pasi është zgjedhur për pesë vjet nga qytetarët, dhe theksoi se gjithmonë do të respektojë Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në fund, Presidenca publikoi edhe fotografinë zyrtare të mandatimit, duke njoftuar se “Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës” dhe i ka ururar suksese në këtë detyrë.