Krejt çka duhet të dinë Kombëtaret e Botërorit 2026 rreth listave të lojtarëve - Gazeta Express
string(78) "krejt-cka-duhet-te-dine-kombetaret-e-boterorit-2026-rreth-listave-te-lojtareve"

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 14:50

Krejt çka duhet të dinë Kombëtaret e Botërorit 2026 rreth listave të lojtarëve

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 14:50

Botërori i ardhshëm po afrohet dhe për të gjitha kombëtaret e përfshira po hyn edhe faza vendimtare në aspektin organizativ.

Një nga çështjet kryesore ka të bëjë me dorëzimin e listave të lojtarëve të grumbulluar, proces që rregullohet në mënyrë të saktë nga FIFA.

Ky proces zhvillohet në dy faza kryesore, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fazën e parë, të gjitha federatat duhet ta paraqesin një listë paraprake të zgjeruar, e përbërë nga minimumi 35 deri në maksimumi 55 futbollistë.

Kjo listë shërben që stafet teknike ta kenë një fleksibilitet më të madh në zgjedhje dhe duhet të dorëzohet deri më 11 maj 2026.

Më pas do të kalohet në përzgjedhjen përfundimtare: çdo kombëtare duhet ta komunikojë listën zyrtare të 26 lojtarëve që do të marrin pjesë në turne.

Afati i fundit është caktuar më 30 maj 2026, vetëm pak ditë para fillimit të kompeticionit që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Ky proces me dy hapa ua jep trajnerëve mundësinë ta monitorojnë deri në momentin e fundit gjendjen fizike të lojtarëve, dëmtimet dhe formën e tyre.

Në javët para Botërorit shpesh ndodhin ndryshime të papritura dhe për këtë arsye ekziston ky fleksibilitet në përzgjedhje.

Gjithashtu, rregullorja e FIFA-s e parashikon një farë fleksibiliteti edhe pas dorëzimit të listës përfundimtare: në rast dëmtimesh serioze ose situatash të jashtëzakonshme, federatat mund të kërkojnë zëvendësim të një lojtari, i cili do të vlerësohet rast pas rasti nga organi ndërkombëtar.

Kosova dhe Shqipëria janë ende në garë për të shkuar në Botëror dhe dy Kombëtaret shqiptare i ndajnë veç nga dy ndeshje për ta prerë biletën e Kupës së Botës.

Pra, këto rregulla vlejnë edhe për Dardanët dhe Kuqezinjtë, nëse arrijnë ta sigurojnë pjesëmarrjen në garën më të madhe të futbollit botëror. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement