Krejt çka dihet deri tani për vrasjen tragjike në Balaj të Ferizajt: Viktima 40-vjeçare, i dyshuari djali i axhës - Gazeta Express
string(111) "krejt-cka-dihet-deri-tani-per-vrasjen-tragjike-ne-balaj-te-ferizajt-viktima-40-vjecare-i-dyshuari-djali-i-axhes"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 7:28

Krejt çka dihet deri tani për vrasjen tragjike në Balaj të Ferizajt: Viktima 40-vjeçare, i dyshuari djali i axhës

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 7:28

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 15 shtator 2025, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 40-vjeçar, Brahim Ramusa, është vrarë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Ai raportohet se ka lënë pas vetes katër fëmijë të vegjël.

I dyshuari për këtë krim është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar një armë zjarri. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i dyshuari është Bekim Ramusa, rreth 50-vjeç, dhe se dyshohet të jetë djali i axhës së viktimës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar arrestimin dhe sekuestrimin e armës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.

Mes tyre raportohet se ka pasur mosmarrëveshje të mëhershme.