Krejt ata që marrin steroide, le t’i zhveshin brekët dhe të shikojnë mirë: Ja çfarë i bën pjesës tjetër të trupit! - Gazeta Express
string(110) "krejt-ata-qe-marrin-steroide-le-ti-zhveshin-breket-dhe-te-shikojne-mire-ja-cfare-i-ben-pjeses-tjeter-te-trupit"

Shneta

Gazeta Express

28/09/2022 13:12

Krejt ata që marrin steroide, le t’i zhveshin brekët dhe të shikojnë mirë: Ja çfarë i bën pjesës tjetër të trupit!

Shneta

Gazeta Express

28/09/2022 13:12

Steroidet janë produkte sintetike të bëra nga hormoni mashkullor – testosteroni

Përgjigjja përse disa meshkuj i përdorin është në atë që në mënyrë artificiale të përshpejtojnë rritjen e indeve qelizore në muskuj, dhe ata bëhen më të mëdhenj dhe më të fuqishëm.

Lexo Edhe:

Mirëpo, ekziston edhe ana tjetër e medaljes!

Ekspertët, krahas anëve pozitive, domethënë rritjes së masës muskulore, kanë zbuluar edhe anët e dëmshme.

Disa meshkuj të cilët kanë marrë steroide janë ballafaquar me akne të shumta, aq më shumë në shpinë, me probleme me gjumin, prostatën, tretjen, humbjen e flokëve, rritjen e shtypjes së gjakut, rritjen e kolesterinës dhe me efektet më të rrezikshme anësore – ato janë zvogëlimi i organit gjenital, simbolit më të madh të maskulitetit.

Një studim amerikan ka zbuluar që te disa meshkuj organet gjenitale janë zvogëluar, gjë që është lidhur drejtpërdrejt me rënien e libidosë dhe të prodhimit shumë të ulët të spermatozoideve. Ndërsa problemet me prostatën dhe me disfunksionin erektil kanë qenë vetëm simptoma shoqëruese.

Ekspertët gjithashtu kanë konstatuar që te 90% e meshkujve të intervistuar është shfaqur steriliteti.